Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbardhen detaje se si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit
Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se djemtë e Valbona Selimllarit, dyshohet në gjendje të dehur, kanë qenë në një nga lokalet e Bllokut dhe aty kanë filluar të bëjnë zhurmë dhe rrëmujë. Më pas, stafi i lokalit i ka nxjerrë jashtë si pasojë e situatës që kanë krijuar. Edhe jashtë lokalit kanë filluar sërish rrëmujën, aty i ka konstatuar një punonjës policie, të cilin kanë nisur ta ofendojnë dhe ta godasin. Më pas, patrulla e policisë i kanë marrë dhe i kanë shoqëruar në Komisariatin Nr.2. Edhe aty, kur i kanë futur në dhomat e shoqërimit, kanë kanosur policët që qëndrojnë aty. Më tej, kanë goditur dhe prishur derën e dhomës së shoqërimit në komisariat dhe kanë dëmtuar edhe kamerën e sigurisë....