Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dhjetëra të plagosur nga sulmi rus në një tren pasagjerësh në Ukrainë
Një dron rus e ka goditur një tren ukrainas pasagjerësh, duke shkaktuar të paktën 30 të plagosur dhe numër të paidentifikuar të vdekurish, teksa Kremlini e vazhdon luftën kundër Ukrainës. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet treni ukrainas me pasagjerë nën flakë dhe tym. Treni ishte duke realizuar linjën e rregullt të udhëtimit prej Kievit për në Shostka, që gjendet në rajonin verilindor të Sumit. Rusia është duke sulmuar sistematikisht infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës, me qëllim të paralizimit të logjistikës, përfshirë transportimin e pajisjeve ushtarake. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes rrjeteve sociale se “dhjetëra persona dyshohet të jetë plagosur” derisa guvernatori rajonal, Oleh Hrihorov, ka thënë se po numërohen viktimat. Zelensky ka thënë se 30 persona janë plagosur, dhe që...