Gjokutaj: Ja çfarë do t’i rekomandoja Veliajt, nëse do të isha avokati i tij

Gjokutaj: Ja çfarë do t’i rekomandoja Veliajt, nëse do të isha avokati i tij

Avokati, Genc Gjokutaj, tha se Veliaj duhet të përqendronte të gjithë arsenalin e tij për të treguar pafajësinë. Gjokutaj theksoi se nëse do të ishte avokati i Veliajt, do i rekomandonte që të jepte dorëheqjen në mënyrë që sipas tij, të hiqte peshën politike dhe të merrej vetëm me atë juridike. Gjokutaj: Nëse do të isha avokati  Veliajt. Kur diskuton për figura politike është e dyfishtë. Kemi peshën politike dhe juridike. Veliaj sot nuk ka asnjë krah politik me vete. As PD dhe opozitën, por as PS, dhe po vijon betejën juridike. PS nuk e pranon. Unë do t’i sugjeroja të jepte dorëheqjen. Të japë dorëheqjen dhe të shikojë që lidhet me lirinë e tij personale. Dhe drejtoji të gjithë arsenalin tënd tek pafajësia.