Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Pas Rusisë dhe SHBA-së, Japonia ka një qeveri nacionalisto-konservatore
                            Pas Rusisë dhe SHBA-së, Japonia bëhet superfuqia e tretë me një qeveri nacionalisto-konservatore Nga Eljanos Kasaj* Tokio,Japoni- Ish-Ministria e Sigurisë Ekonomike të Japonisë, Sanae Takaichi, ka bërë histori në skenën dhe politikën japoneze, pasi është zgjedhur kryetarja e re e Partisë Liberale Demokratike(LDP) në pushtet në raundin e dytë të votimit. Gjatë zgjedhjeve partiake që u zhvilluan ditën e shtunë Takaichi mori 183 vota( ose 31.07%), ndërsa rivali i saj, Shinjiro Koizumi, djali i ish-kryeministrit Junichiro Koizumi, mori 164 vota(ose 27.84%)-duke kaluar kështu në fazën tjetër, ku Takaichi fitoi zgjedhjet e balotazhit me një diferencë prej 54% me 46%, duke e bërë atë udhëheqësen e konfirmuar të LDP-së. Pasi humbi një balotazh kundër Shigeru Ishiba për të udhëhequr Partinë Liberale Demokratike vitin e kaluar, Takaichi,...