“Rama e kishte menduar batutën për Trump”, Gazetarja: Kryeminstri krijoi një alibi në rast se do të goditet

“Rama e kishte menduar batutën për Trump”, Gazetarja: Kryeminstri krijoi një alibi në rast se do të goditet

Gazetarja Sonila Meço, komentoi momentin viral kur kryeministri Edi Rama bëri një shaka për lapsusin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë më herët. Gazetarja u shpreh se nuk beson se ky moment ishte një improvizim spontan, por një gjë e planifikuar: “Rama ka hequr dorë prej kohësh nga improvizimi. Kjo nuk është një batutë e rastësishme, por një veprim i menduar,” u shpreh Meço, duke shtuar disa hipoteza për arsyet e këtij veprimi. Sipas saj, kryeministri aktualisht ka një marrëdhënie të vështirë me Shtetet e Bashkuara, duke mos kryer vizita në SHBA dhe duke pasur në fokus një dosje si ajo e McGonigal, si dhe një problem me politikën e Trump për luftën ndaj kartelëve të drogës.    ...