Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Plas keq mes Spanjës dhe Barcelonës/ Yamal telefonon trajnerin De La Fuente, përplasjet vazhdojnë në distancë
Yamal pësoi dëmtimin muajin e kaluar ndërsa luante për ekipin kombëtar spanjoll dhe Barcelona e kritikoi ashpër De la Fuenten për aktivizimin e tepruar kur ishte mundësia për ta evituar. Futbollisti u rikthye në fushë disa ditë më parë në ndeshjen midis Barcelonës dhe PSG-së, por për fat të keq u dëmtua përsëri. Barcelona konfirmoi dje se Yamal do të jetë përsëri jashtë për dy deri në tre javë. Kjo do të thotë që Yamal nuk do të luajë për Spanjën javën tjetër dhe ai tashmë ka konfirmuar se nuk do të vijë në grumbullim, gjë që nuk i pëlqeu shumë trajnerit De la Fuente.Mediat spanjolle shkruajnë se marrëdhënia midis De la Fuentes dhe Barcelonës nuk është aspak e mirë dhe se gjithçka u përkeqësua...