Iu shemb me tritol ndërtesa në Theth, reagon pronari: Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta

Iu shemb me tritol ndërtesa në Theth, reagon pronari: Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta

Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave. Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për A2 CNN: “Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtepinë. Ishin të paktën 16 makina policie”. “Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt...