U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet shëndoshë e mirë pranë varrezave të qytetit

U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet shëndoshë e mirë pranë varrezave të qytetit

Pas orësh të tëra kërkimesh, është gjetur mesditën e kësaj të shtune i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, banor i fshatit Lefterohor, bashkia Delvinë, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej dy ditësh. Pas shumë kërkimesh në qytet dhe rrethinat 93 vjeçari Spiro Qirjaqi u lokalizua nga sherbimet policore mesditën e sotme rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai është gjetur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme. Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për...