Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U shoqëruan pasi goditën efektivin në krye të detyrës në Tiranë, dy të rinjtë kërcënojnë policët dhe thyejnë kamerat e komisariatit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët mëngjesin e kësaj të shtune kanë goditur një efektiv për shkak të detyrës. Ndërkohë bëhet me dije se gjatë shoqërimit në komisariatin nr.2 dy të rinjtë D.S 21-vjeç dhe K.S 18 vjeç kanë thyer kamerat e sigurisë si dhe kanë dëmtuar dyert e dhomave të shoqërimit, ndërsa kanë kanosur me jetë punonësit e policisë. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie. Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta...