Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në diskotekë/ Miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka miratuar në tërësi aktakuzën për zjarrin tragjik që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan, ngjarje që konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e zjarrit, i cili ndodhi natën mes 15 dhe 16 marsit, humbën jetën 62 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Në bankën e të akuzuarve do të ulen 34 persona dhe tre kompani, përfshirë ish-ministra të Ekonomisë, ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ish-kryetarë komunash, inspektorë dhe përfaqësues të kompanive që menaxhonin diskotekën. Në aktakuzë janë ish-ministrat e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, një sekretar shtetëror dhe pesë zyrtarë nga kjo ministri, e cila është kompetente për dhënien e licencave për klubet e...