Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare
Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit/ Paralajmeron Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kandidates socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. Në një deklaratë publike, Berisha tha se veprimet e Manastirliut gjatë periudhës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë përbëjnë “krime kundër njerëzimit” dhe paralajmëroi se PD mund të përgatisë një dosje për Gjykatën Ndërkombëtare. Sipas tij, pacientët janë lënë pa trajtim për shkak të përdorimit të ilaçeve të skaduara, ndërsa aparatura jetike për mjekimin e të sëmurëve kanë qëndruar të prishura për muaj të tërë, edhe pse mund të rregulloheshin brenda pak ditësh. “Janë akte makabre, janë lënë njerëz të sëmurë në mëshirë të fatit. Për ligjin shqiptar nuk konsiderohen vepër penale,...