Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve
Shtetasit e Çekisë votojnë të shtunën në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat sondazhet tregojnë se mund t’i fitojë miliarderi Andrej Babish. Një rezultat i tillë mund ta dobësojë mbështetjen e Pragës për Ukrainën dhe të ndikojë në lidhjet e shtetit me Bashkimin Evropian. Rikthimi i Babishit, ish-kryeministër, mund ta afrojë Çekinë – aleate e Ukrainës – me Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe i kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë. Çekia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe i ka rreth 11 milionë banorë. Babish, 71-vjeçar, ka bërë fushatë me zotimet për rritje të mirëqenies dhe ndalje të ndihmës për Ukrainën. Shumë votues e fajësojnë Qeverinë e kryeministrit Petr Fiala që...