Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas deklarimeve të Vuçiç për “përgatitjet për luftë”, reagon Presidenca e Kosovës
Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb tha se “të gjithë po përgatiten për luftë. Në një shkrim në rrjetin social “X”, Presidenca e Kosovës thotë se “thirrjet e pamatura të Vuçiçit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit”. “Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, Vuçiç po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiç dhe regjimi i tij po flirtojnë përsëri me të njëjtat fantazi shkatërruese që dikur shkatërruan jetë të panumërta të pafajshme”, thuhet në regimin e Presidencës. Institucioni më i lartë...