Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Konferenca ‘Nga influencues në vendimmarrës’, Berisha: Gjendja sociale në Shqipëri, dramatike
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se gjendja sociale dhe politike në Shqipëri është dramatike, dhe se ato që po paguajnë çmimin më të lartë të narko-diktaturës janë gratë dhe vajzat shqiptare. Deklarata u bë gjatë konferencës “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin suedez “Jarl Hjalmarson”. Berisha e cilësoi Edi Ramën si kryeministrin më mizogjen në Europë, duke shtuar se ai sillet me gratë në kabinet si Gadafi, duke i përdorur si dekor politik dhe jo për vlera reale. Sipas Berishës, pasojat e rënda të regjimit të instaluar nga Rama bien më së shumti mbi gratë, që përballen me mungesën e mundësive, varfërinë dhe mungesën e mbështetjes sociale. Ai theksoi se paratë e drogës dhe lidhjet...