Legjenda/ Tomori dhe Shpiragu: Si u shndërruan në male dy vëllezërit…

Legjenda/ Tomori dhe Shpiragu: Si u shndërruan në male dy vëllezërit…

Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë. Njëri ishte Tomori, tjetri Shpiragu. Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda, të dy vëllezërit ranë në dashuri me zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.Tomori, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve. Shpiragu, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundej më fort.Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zemërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që...