A do të bojkotojë opozita zgjedhjet e 9 Nëntorit? Flet Sali Berisha

A do të bojkotojë opozita zgjedhjet e 9 Nëntorit? Flet Sali Berisha

Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Sali Berisha, në fjalën e tij tha se opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet e 9 Nëntorit. Berisha: Për të gjithë ata që e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, ligji është një letër pa vlerë. Të kërkosh Kushtetutë në një regjim autoritar të bazuar në drogë, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës janë të pavdekshme, thelbësore për një rend demokratik, kurse në një narkodiktaturë janë faktikisht të parespektuara. Një opozitë në regjimet autoritare ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar asnjëherë se ajo...