Merr kthesë ngjarja në Lezhë, Gjergj Tusha u vra nga demi? Eskpertiza: S’ka plagë nga armë zjarri

Merr kthesë ngjarja në Lezhë, Gjergj Tusha u vra nga demi? Eskpertiza: S’ka plagë nga armë zjarri

vendngjarje-Gjergj Tusha (viktima) LEZHË- Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës, pasditen e djeshme. Ndërkohë, sipas ekspertizës mjekoligjore, është përcaktuar se viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve. Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë. Kjo për shkak se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë.  Hetuesit po analizojnë faktin se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku. Gjithashtu edhe bashkëshortja e viktimës ka...