Lufta në Gaza/ Hamasi pranoi planin e SHBA, media: IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi! Do ketë vetëm operacione mbrojtëse

Lufta në Gaza/ Hamasi pranoi planin e SHBA, media: IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi! Do ketë vetëm operacione mbrojtëse

Pasi Hamasi njoftoi mbrëmjen e së premtes se kishte pranuar planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza, presidenti Donald Trump i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet në enklavë. Trump shkroi, duke iu referuar deklaratës zyrtare të Hamasit, se lëvizja ishte gati për të punuar për një paqe të qëndrueshme dhe urdhëroi vendin e tij mik të ndërmerrte hapin e radhës. Në një tjetër reagim, përmes një videoje të postuar në Truthsocial, presidenti i SHBA siguroi se “të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë”, si pjesë e planit të tij të paqes për Rripin e Gazës. “Kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra. Dua të falënderoj vendet që ndihmuan: Katarin, Turqinë, Arabinë...