Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Macron pas veprimit të Hamasit: Kemi mundësinë të bëjmë përparim drejt paqes
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pasi Hamasi u deklarua i gatshëm për bisedime paqeje në përgjigje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në një reagim në X, Macron thotë se dorëzimi i të gjithë pengjeve dhe armëpushimi në Gaza janë të arritshme. “Lirimi i të gjithë pengjeve dhe një armëpushim në Gaza janë të arritshme! Angazhimi i Hamasit duhet të ndiqet pa vonesë. Tani kemi mundësinë të bëjmë përparim vendimtar drejt paqes!” shtoi Macron.