Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ervin Salianji rikthehet në Korçë: Mbetet shtëpia ime politike, gati për betejat e reja
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me qytetarët, mbështetësit dhe strukturat lokale të PD në Korçë, qytetin që e konsideron shtëpinë e tij politike. Salianji është pritur me entuziazëm nga strukturat dhe simpatizantët demokratë. Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti shprehet se ky rikthim i jep energji dhe vendosmëri për sfidat e ardhshme. Ai thekson se, pas një periudhe të gjatë largësie të imponuar nga “frika e autokracisë”, është i gatshëm të angazhohet për betejat politike në vijim, duke nënvizuar se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Postimi Korçë – takova me falënderim e mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë e më japin forcë të pashtershme.Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të...