Ngulmon Gjuzi: Nëse do jem unë kandidat i opozitës, Tirana është e fituar

Ngulmon Gjuzi: Nëse do jem unë kandidat i opozitës, Tirana është e fituar

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë, për kreun e Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shkelje e Kushtetutës.  Gjuzi shprehet se Begaj ka shkelur Kushtetutën dhe duhet të largohet nga detyra. Sakaq, Kujtim Gjuzi u shpreh i bindur se nëse kandidon për Bashkinë e Tiranës, fitoren e ka të sigurt.  “Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duhet që të iki nga detyra. Nëse unë do të jem kandidat gara është e fituar. Nëse futem unë në garë Rama s’ka asnjë mundësi të vjedhë vota.  Edi Ramës i them mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken zgjedhjet fiton e djathta. Po të mos preken zgjedhjet mund të fitojë edhe Kalaja.”-tha Gjuzi.