Banda “Avdylaj” mbetet në burg, SPAK e akuzon për vrasje me pagesë dhe tjetërsim të pronave në Durrës

Banda “Avdylaj” mbetet në burg, SPAK e akuzon për vrasje me pagesë dhe tjetërsim të pronave në Durrës

Grupi kriminal i goditur nga SPAK pak ditë më parë, i akuzuar për vrasje me pagesë dhe tjetërsim pronash, është lënë në burg nga gjykata. Prokuroria e Posaçme, pas hetimeve intensive, finalizoi operacionin për goditjen e organizatës së drejtuar nga Astrit Avdylaj dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Kjo bandë prej vitesh ishte një nga më të fuqishmet në qarkun e Durrësit, ku SPAK ka mbledhur prova duke kërkuar arrestimin, pasi janë zbuluar vrasje me pagesë si dhe një serë paligjshmëri në tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. Këtë të shtunë para gjykatës doli Astrit Avdylaj, i cili ndodhet në qeli i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Revanshi’, Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, Vullnet Muça, vëllai i Rrumit...