Procedohet në gjendje të lirë shoferi i ‘Rrumit’, i dyshuar për pengmarrje dhe falsifikim dokumentesh

Procedohet në gjendje të lirë shoferi i ‘Rrumit’, i dyshuar për pengmarrje dhe falsifikim dokumentesh

Durrës – Agron Bejdolli, i njohur si shoferi i Aleksander Lahos alias Rrumi i Shijakut, i njohur gjithashtu si Rrumi i Shijakut, është proceduar në gjendje të lirë nga autoritetet, pas dyshimeve për përfshirje në rastin e pengmarrjes së dy vëllezërve Beqiraj në qytetin e Durrësit, raporton për Syri-n gazetari Elton Qyno. Bejdolli është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal. Ai po hetohet gjithashtu për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit të strukturuar kriminal, sipas nenit 333/a/2 të Kodit Penal. Sipas burimeve nga SPAK, Agron Bejdolli ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me Aleksander Lahon, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga prokuroria për lidhje me aktivitet...