Avokatët e Cassie Ventura reagojnë pas dënimit të Sean “Diddy” Combs

Avokatët e Cassie Ventura reagojnë pas dënimit të Sean “Diddy” Combs

Avokatët e këngëtares Cassie Ventura kanë reaguar pas shpalljes së vendimit ndaj Sean “Diddy” Combs. Të premten, më 3 tetor, Gjykata Federale dënoi Combs me 50 muaj burg pas një gjyqi gati dy mujor që përfundoi në korrik me shpalljen fajtor për dy akuza të transportimit për të kryer prostitucion. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut seksual dhe të zhvatjes. Duke marrë parasysh kohën e qëndrimit në paraburgim, Combs do të vuajë 36 muaj burg real dhe më pas pesë vite mbikëqyrje, ndërsa gjyqtari Arun Subramanian i vendosi edhe gjobën maksimale prej 500 mijë dollarësh. “Ndërsa asgjë nuk mund ta fshijë traumën e shkaktuar nga Combs, dënimi i sotëm njeh seriozitetin e veprave të tij,” thanë avokatët Douglas Wigdor dhe Meredith Firetog...