Pas arrestimit me kokainë, rikthehet vajza e Eli Farës: Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre

Pas arrestimit me kokainë, rikthehet vajza e Eli Farës: Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre

Në muajin gusht, Marina, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Eli Fara, u vu në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap me kokainë. Pas procedurave dhe hetimeve, Gjykata vendosi që ajo të mbahej në arrest shtëpie, ndërsa Marina deklaroi se lënda narkotike ishte për posedim vetjak. Pas këtij incidenti, Marina u tërhoq për një periudhë nga rrjetet sociale, ku më parë kishte qenë mjaft aktive dhe e ndjekur nga një numër i madh fansash. Megjithatë, së fundmi ajo është rikthyer sërish në Instagram, duke postuar disa foto ku shfaq hiret e saj dhe tërheq vëmendjen e ndjekësve. Një prej fotove të publikuara së fundmi shoqërohet edhe me një mesazh të fuqishëm: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre.” Ky postim duket...