Mashtrime me ‘Call Center’ në Tiranë, në pranga administratori, dhjetëra të proceduar

Mashtrime me ‘Call Center’ në Tiranë, në pranga administratori, dhjetëra të proceduar

Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”. Gjatë këtij operacioni është goditur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Në pranga është vënë administratori i subjektit dhe një shtetas tjetër të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundërligjshme. Gjithashtu janë proceduar 38 shtetas të punësuar në call center. Nga ky operacion janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara. Sipas policisë, në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin...