Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditet “Call Center” në Tiranë që mashtronte qytetarët, arrestohet administratori dhe shoku i tij, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, Kejsi Përgjegji dhe Marjus Hysa. Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Në pranga u vu administratori i subjektit, Kejsi Përgjegji, ku u gjetën 65210 euro. Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, Marjus Hysa, të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme. Sakaq, janë proceduar penalisht 38 shtetas të punësuar në call center. Në sajë të aksionit, janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e...