Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U burgos një vit më parë në Dubai për marrëdhënie me një të mitur, 19-vjeçari vdes në një aksident në Londër
Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili tronditi Britaninë me rastin e tij vitin e kaluar, është vrarë në një aksident me makinë në veri të Londrës, vetëm tre muaj pas lirimit të tij nga një burg në Dubai. Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes, kur makina me të cilën ai udhëtonte nuk u ndal në sinjalin e policisë. Pak më vonë, ai u përplas ballë për ballë me një automjet tjetër në The Roundway, Tottenham. Marcus u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital. Shoferi 19-vjeçar u arrestua me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të mjetit dhe refuzimit për të ndaluar në sinjalin e policisë. Rasti që shkaktoi një zemërim global Marcus u burgos në Emiratet...