Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

Në limitet e skadimit të mandatit Komisioni Rregullator i KQZ duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki, përfshirë Tiranën, por mbledhje dështoi. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se shkak u bë mungesa e dy anëtarëve të përzgjedhur nga opozita Muharrem Çakaj dhe Hega Vukaj, të cilët bojkotuan mbledhjen. Top Channel ka mësuar se mes anëtarëve të këtij organi ka pasur dhe një komunikim përmes e-email përmes së cilit Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes ditën e hënë, për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese pas dekretit të presidentit si dhe për arsye se duan më shume kohe për të shqyrtuar aktet. Kryetarja e...