Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritet ndjeshëm huamarrja në euro, shtohet rreziku për qytetarët, Banka e Shqipërisë ngre alarmin
Huamarrja në valutë vazhdon të mbetet një fenomen i ndjeshëm në ekonominë shqiptare, sidomos për shkak të rrezikut që sjellin luhatjet në kursin e këmbimit. Kreditë e pambrojtura nga kursi i këmbimit janë ato hua të marra në një monedhë të huaj (zakonisht euro), nga subjekte që nuk kanë të ardhura në të njëjtën monedhë. Kjo do të thotë se në rast të zhvlerësimit të lekut, pagesa e kësteve bëhet më e shtrenjtë, duke rritur barrën financiare për huamarrësit. Raporti i Stabilitetit Financiar i Bankës së Shqipërisë tregon se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, teprica e kredisë së pambrojtur është rritur me 4%, ndërsa krahasuar me një vit më parë rritja shkon në 6.5%. Ky zgjerim është nxitur kryesisht nga bizneset, të cilat...