Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qarkullonin me armë në makinë, arrestohet çifti
Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi” dhe nuk iu bindën urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar. Operacioni u zhvillua në lagjen “Apollonia”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan për kontroll një automjet që dyshohej se po përdorej nga persona të armatosur. Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tentuan të largohen, por u neutralizuan menjëherë nga forcat e rendit. Nga kontrolli i ushtruar, në çantën e drejtuesit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri e tipit pistoletë, me municion luftarak. Materialet e sekuestruara në cilësinë e provës përfshijnë: 1 armë zjarri pistoletë Sasi municioni luftarak Automjeti...