Fier/ Sekuestrohet armë zjarri, arrestohen dy persona. Në pranga drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që tentuan të largoheshin

Fier/ Sekuestrohet armë zjarri, arrestohen dy persona. Në pranga drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që tentuan të largoheshin

Një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një automjet dhe dy celularë janë sekuestruar nga Policia e Fierit gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë pas informacioneve të marra në rrugë operative se me një automjet tip “Audi” po lëviznin persona të armatosur. Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tentuan të largoheshin, por u kapën menjëherë nga efektivët e policisë. Në kontrollin e ushtruar, në çantën marsup të drejtuesit të mjetit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua si provë materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celularë. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan...