“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

Shprehja “pas çdo të keqeje, prit një të mirë”, duket se i shkon shumë mirë Entela Çanos, supervizores së punimeve  ndërtimore, Entela Çano. Ajo fiton një tender me vlerë mbi 110 milionë lekë të vjetra nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për supervizimin e punimeve në Tunelin e Llogarase, saktësisht në të njëjtën ditë që merret e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në përfundim të një hetimi për “shkelje të barazisë në tendera” e “falsifikim dokumentash”, ku personazhi kryesor ishte kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai. ARRSH-ja, mesa duket ka tentuar të zbusë disi dhimbjen e sipërmarrëses së “A&E Engineering”, e cila rezulton një nga “klientet” kryesore të institucionit shtetëror për supervizimin e rrugëve. “Boldnews.al” konsultoi të dhënat e përpunuara në portalin e specializuar për transaksionet e...