Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama ‘lëshon gojën’: Policia e Shtetit ka arrestuar psikopatë e kriminelë…
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur zjarrvënësit psikopatë e kriminelë dhe theksoi se kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete. Rama gjithashtu paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. “Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër. Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë. Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta si personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj...