“Ndal, policia!”/ Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, 2 në pranga, mes tyre një vajzë… (VIDEO)

“Ndal, policia!”/ Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, 2 në pranga, mes tyre një vajzë… (VIDEO)

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë refuzuar që të ndalojnë, pas urdhrit të policisë së Fierit. Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditen e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.  NJOFTIMI I POLICISEQarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë. ...