Rama prezanton strategjinë e re, ngrihet komanda e re e mbrojtjes civile

Rama prezanton strategjinë e re, ngrihet komanda e re e mbrojtjes civile

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë shtunë një kapitull të ri për mbrojtjen civile në vend. Aktiviteti po zhvillohet këtë të shtunë në Farkë, ku janë të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se strategjia e re për mbrojtjen civile është pjesë e programit “Shqipëria 2030” dhe do të bazohet në tre shtylla kryesore. “Në kuadër të këtij programi, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Tre shtyllat kryesore janë: kapitali njerëzor dhe fuqizimi i zinxhirit reagues që nga niveli i bashkive, ngritja e qendrave rajonale të emergjencës, si dhe përdorimi i inovacionit në çdo qelizë të menaxhimit të krizave përfshirë pajisje...