“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj. Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen. “Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës. Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme. Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve me kamera termike për monitorim në kohë reale pyjet dhe kapjen sa më shpejt sinjalin e zjarrit, sikundër jemi duke vlerësuar porositë për...