Revolta e vonuar e nje socialisti të dëshpëruar/ Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë

Revolta e vonuar e nje socialisti të dëshpëruar/ Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit për ta zëvendësuar nga detyra e drejtuesit të fushatës elektorale në Njësinë 5 të Tiranës. Vendimi është marrë në një mbledhje të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ku u përcaktuan drejtuesit e rinj të fushatës në kryeqytet. Në Njësinë 5, ku Braçe u zgjodh deputet, fushatën do ta udhëheqin Taulant Balla dhe Niko Peleshi, ndërsa Delina Ibrahimaj largohet nga ky territor. Braçe e ka cilësuar këtë lëvizje “fyese” dhe “të padrejtë”, duke shtuar se vendimi “reflekton dyshim ndaj meje dhe sjelljes sime në zgjedhje”. Në mesazhin e dërguar bashkëpunëtorëve, Braçe shprehet se pavarësisht vendimit do të vijojë fushatën “rrugë më rrugë e sy më sy me socialistët dhe njerëzit”. Në mesazhin e tij nisur bashkëpunëtorëve Braçe shprehet...