Gjumi i keq përshpejton plakjen e trurit

Gjumi i keq përshpejton plakjen e trurit

Personat që nuk flenë mirë kanë më shumë gjasa të kenë tru më të plakur. Kështu rezultojnë studimet imazherike të trurit nga Karolinska Institutet. Shtimi i inflamacionit në trup mund të shpjegojë pjesërisht lidhjen. Gjumi jo cilësor lidhet me demencën, por është e paqartë nëse ndikon në zhvillimin e saj apo është simptomë e hershme e sëmundjes. Në studimin e ri, shkencëtarët kanë hulumtuar lidhjen midis karakteristikave të gjumit dhe sa i plakur duket truri në krahasim me moshën kronologjike. Në studim u përfshirë 27.500 persona të moshës së mesme dhe të tretë që iu nënshtruan rezonancës magnetike të trurit. Përmes teknologjisë, ata vlerësuan moshën biologjike të trurit duke u bazuar te mijëra fenotipe rezonancash. Cilësia e gjumit u përcaktua në pesë faktorë: kronotipi (zgjohet...