Takim në Mynih për ashpërsimin e politikës së migracionit! Synohet t’i hapet rruga qendrave të kthimit, azilkërkuesit të vendosen afër vendeve të origjinës

Takim në Mynih për ashpërsimin e politikës së migracionit! Synohet t’i hapet rruga qendrave të kthimit, azilkërkuesit të vendosen afër vendeve të origjinës

Kufizimi i migracionit është projekti kryesor i Ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt. Ai nuk i beson shumë për këtë BE-së, prandaj ka ftuar disa homologë të tij për bisedime në Mynih. Ministri Federal i Punëve të Brendshme, Alexander Dobrindt, zhvillon të shtunën (04.10.) në Mynih një takim me kolegët e tij nga disa vende të BE-së për të diskutuar për ashpërsimin e politikës së migracionit. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane ky është vetëm një “takim pune” dhe nuk është planifikuar ndonjë deklaratë përfundimtare. Takimi synon të hapë rrugën për të ashtuquajturat qendra kthimi, njoftoi Dobrindti. Këto qendra do të strehojnë azilkërkues të refuzuar nga Evropa që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha Dobrindti për “Münchner Merkur”. Ata duhet të vendosen sa...