“Me tre urdhër-mbrojtje nga i biri”/ U dhunua dhe më pas u qëllua, del FOTOJA e 65-vjeçarit që u gjet i vrarë në breg të lumit Mat

“Me tre urdhër-mbrojtje nga i biri”/ U dhunua dhe më pas u qëllua, del FOTOJA e 65-vjeçarit që u gjet i vrarë në breg të lumit Mat

Gjergj Tusha LEZHË- Personi që shihni në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili një ditë më parë u gjet i vrarë me armë zjarri në Tale të Lezhës. Pas disa orësh kërkime, trupi i tij i pajetë u gjet në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë. Më pas është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se fillimisht është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë. Tusha ishte me origjinë nga Bushkashi i Matit dhe jetonte në Pllanë të Lezhës. Siç u raportua më herët, viktima përgjatë viteve të fundit ishte pajisur me tre urdhër-mbrojtje nga i biri. Lidhur me këtë, grupi hetimor po heton edhe...