Kapitulli i ri i mbrojtjes civile,Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do të dëshpërblehen për dëmet nga zjarri

Kapitulli i ri i mbrojtjes civile,Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do të dëshpërblehen për dëmet nga zjarri

Kryeministri Edi Rama  prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit. Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes civile. Dëmshpërblimi i qytetarëve do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti. “Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet...