Gjendet një makinë e djegur në Tapizë të Fushë-Krujës, brenda saj zbulohen dy automatikë

Gjendet një makinë e djegur në Tapizë të Fushë-Krujës, brenda saj zbulohen dy automatikë

Një automjet i djegur brenda të cilës u konstatuan dy armë zjarri është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë.  Automjeti është zbuluar nga policia rreth orës 21:30 të së premtes (3 tetor).  Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër.  “Rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia e Tiranës.  Grupi hetimor po punon për të sqaruar ngjarjen si dhe për të zbuluar nëse armët dhe automjeti janë përdorur...