Dy dronë mbi qiellin e Gjermanisë, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut/ 6,500 pasagjerë mbeten të bllokuar

Dy dronë mbi qiellin e Gjermanisë, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut/ 6,500 pasagjerë mbeten të bllokuar

Të paktën dy dronë u vunë re nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë paraprake nga ora 21:28 (ora lokale), duke prekur rreth 6,500 udhëtarë. Sipas një zëdhënësi të policisë federale në Mynih, dy makina patrullimi vunë re dronë njëkohësisht mbi pistat veriore dhe jugore të aeroportit. Dronët ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar dhe nuk është as e qartë se sa të mëdhenj ishin.  Në aeroport, i cili u rihap në orën 05:00, qindra udhëtarë qwndruan gjatë natës, fluturimet e të cilëve u anuluan ose shtynë. Në total, 23 fluturime hyrëse u devijuan në aeroportet e Shtutgartit dhe Nurembergut, ndërsa 12 të tjera u anuluan. Nga nisjet, 46 fluturime u anuluan ose u shtynë për sot. Në shumë raste, udhëtarët kishin hipur tashmë në aeroplan dhe...