Irani me ‘dorë të hekurt’, ekzekutohen 6 militantë/ Dyshohet se kishin lidhje me Izraelin

Irani me ‘dorë të hekurt’, ekzekutohen 6 militantë/ Dyshohet se kishin lidhje me Izraelin

Irani ka ekzekutuar 6 anëtarë të një grupi të etiketuar si “terrorist” nga gjyqësori i vendit, duke i akuzuar ata për lidhje me Izraelin dhe pjesëmarrje në sulme të shumta ndaj forcave të sigurisë në provincën jugperëndimore të Khuzestanit. Sipas një deklarate të gjyqësorit iranian, gjashtë burrat u shpallën fajtorë për sulme të armatosura në vitet 2018 dhe 2019 që vranë katër anëtarë të forcave të sigurisë – dy oficerë policie dhe dy anëtarë të organizatës paramilitare Basij. Ekzekutimet u kryen të shtunën në mëngjes, më 4 tetor 2025, pasi dënimet u mbështetën nga Gjykata Supreme.  Televizioni shtetëror raportoi se të dënuarit i përkisnin një grupi “të mbështetur nga shërbimet e inteligjencës së huaja”, duke lënë të dhëna të qarta të përfshirjes së Izraelit në operacionet e...