Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rritje pagash për zjarrfikësit”/ Rama: Gati masat e reja kundër zjarrvënësve, do ta kalojnë për konsultim publik
Kryeministri Edi Rama tha se masat e reja kundër zjarrvënësve janë gati dhe pritet të hidhen për konsultim publik. Ai njoftoi gjithashtu edhe rritje të pagave të zjarrfikësve me të njëjtën formulë si për Forcat e Armatosura. “Te zjarret klima ka ndikimin e vet të madh, por ana tjetër e medaljes janë zjarrvënësit, të cilët do të kemi shtrëngim të ri në kodin penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik bashkë me masat e tjera që lidhen me aktivitetet e paligjshme në dëm të territorit e pronës publike dhe me ndërtimet e paligjshme. Së dyti, dua të nënvizoj që sic e kam thënë edhe më parë, por edhe e kam shpjeguar në përcaktimin e prioriteteve të ministrisë së Brendshme, zjarrfikëset do të kalojnë në një nivel...