IKMT rikthehet në Theth, 35 ndërtime pa leje drejt prishjes

IKMT rikthehet në Theth, 35 ndërtime pa leje drejt prishjes

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer sot në Theth, ku ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Operacioni u hap me shembjen e një ndërtese trekatëshe, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se në ditët në vijim do të vijojë prishja e të tjera objekteve të paligjshme. Në total pritet të shemben 35 ndërtime, për të cilat banorët janë njoftuar më herët me shkresa zyrtare. /vizionplus.tv