Zgjedhjet në Tiranë, deputeti Kapri bën propozimin surprizë që trondit opozitën: Ka integritet dhe nuk korruptohet

Zgjedhjet në Tiranë, deputeti Kapri bën propozimin surprizë që trondit opozitën: Ka integritet dhe nuk korruptohet

Deputeti Erald Kapri propozoi sot emrin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Në një studio televizive, Kapri deklaroi se e djathta nuk ka ftuar asnjëherë përmes figurave të plota ose të rënda politike. Kapri shtoi se për garën për kryeqytetin, opozitës i duhet një figurë që të sjellë unifikim. “E djathta në të gjitha garat ka tentuar të ketë një figurë të plotë politike ose një figurë të rëndë politike. Cili është rezultati? S’ka fituar. Tani, të bësh të njëjtin gabim nuk do të thotë të presësh rezultate ndryshe. Pra, kur themi një kandidat jopartiak, do të thotë jo një anëtar apo një person që identifikon një parti të caktuar. Po flasim për një person publik,...