‘Do ketë një luftë juridike që nuk e kemi parë në 34 vite’, paralajmëron Kulla: Bashkia e Tiranës do jetë me 2 kryetarë

‘Do ketë një luftë juridike që nuk e kemi parë në 34 vite’, paralajmëron Kulla: Bashkia e Tiranës do jetë me 2 kryetarë

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” në Mcn mbi rastin Veliaj, parashikoi nisjen e një lufte juridike që s’e kemi parë më herët në 34 vite. Kulla parashikon që Bashkia Tiranë do të jetë me dy kryetarë bashkie dhe që Veliaj do të dalë i fituar nga Strasburgu. “Ka një proces që duhet shpjeguar. E para ka ndodhur një shkarkim politik nga partia. Me Veliajn PS ka bërë praktikisht një divorc, dhe këtë e shpreh përmes kërkesës për zgjedhje të parakohshme. Pastaj është pjesa juridike, ku Këshilli Bashkiak ka votuar me konsensus PD-PS për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, me justifikimin se s’ka ardhur në punë. Ata kanë bërë një gabim trashanik, sepse ai ka bërë kërkesë që do...