Kthjellime dhe vranësira, moti për sot, si parashikohen temperaturat

Kthjellime dhe vranësira, moti për sot, si parashikohen temperaturat

Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.